Transmetuar më 03-09-2026, 19:12

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Kalivaçin në Lezhë, duke iu afruar banesave dhe duke shkaktuar dëme në disa prej tyre.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë intensitetin e flakëve, të cilat kanë përfshirë hapësirat pranë shtëpive dhe kanë krijuar një situatë alarmante për banorët. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen dhe izolimin e vatrës.

Disa banesa janë përfshirë nga flakët, ndërsa banorët janë detyruar të përballen me zjarrin që është afruar deri pranë pronave të tyre. Në terren vijojnë të jenë shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave, të angazhuara për të ndalur përhapjen e flakëve.

Edhe banorët po ndihmojnë në përpjekjet për të mbrojtur banesat dhe për të larguar rrezikun nga zonat e banuara. Zjarri vijon të mbetet aktiv dhe situata po monitorohet nga ekipet në terren.

Për momentin, dëmet janë duke u vlerësuar, ndërsa përparësi mbetet izolimi i zjarrit dhe mbrojtja e banorëve dhe banesave që ndodhen në drejtimin e flakëve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit