

Një tjetër version ka dalë në lidhje me përplasjen e ndodhur mes biznesmenëve Luan Muça dhe Vasil Bedinaj në Orikum të Vlorës. Mbrojtja e Muçës mohon pretendimin se klienti i saj i ka kërkuar 5 milionë euro Bedinajt, duke thënë se ai kishte shkuar në zonë për një takim me qëllim sqarimin e një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Sipas avokatëve, konflikti lidhet me një investim në bregdetin e Jugut dhe pretendimet e palëve mbi ligjshmërinë e dokumentacionit. Çështja dyshohet se ka lidhje me një konflikt të mëparshëm për pronësinë e një toke në Palasë, ku parashikohet ndërtimi i një resorti.
Mbrojtja pretendon gjithashtu se Muça është përballur me dhunë të ushtruar me armë gjatë takimit.
“Klienti im nuk vë gjoba, nuk ka kërkuar asnjë para nga askush, por ka rënë pre e dhunës me armë teksa kishte lënë një takim sqarues me z. Bedinaj. Sqarimi lidhet me një investim në bregdetin e Jugut, ku palët kanë pretendime për ligjshmërinë e dokumentacionit”, është shprehur mbrojtja e Muçës.
Policia, në njoftimin paraprak për ngjarjen e regjistruar mesditën e kësaj të enjteje, nuk ka përcaktuar shkakun e përplasjes, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se në konflikt janë përfshirë më shumë se 10 persona.
Sipas Policisë, rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar uniformat blu se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë ngritur pika kontrolli në zonë.
Gjatë kontrolleve, pranë Pusit të Mezinit, policia ka konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe është vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti u aksidentua. Brenda tij u gjetën tre persona, dy prej të cilëve pësuan dëmtime nga aksidenti, ndërsa personi i tretë nuk kishte probleme shëndetësore.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, pistoletë.
Në anën tjetër, versioni i raportuar deri tani nga burime mediatike është i ndryshëm. Sipas këtyre raportimeve, Vasil Bedinaj ka deklaruar në polici se rreth 10 persona të armatosur kanë shkuar në ambientet e resortit në Radhimë dhe e kanë kërcënuar që të paguante 5 milionë euro, në të kundërt do të duhej të largohej nga Shqipëria.
Hetimet pritet të përcaktojnë se çfarë ka ndodhur konkretisht gjatë përplasjes dhe cili ka qenë shkaku që çoi në përfshirjen e personave të armatosur.
Drejtoria e Policisë së qytetit bregdetar, në një njoftim paraprak për ngjarjen e ndodhur mesditën e kësaj të Enjte (3 shtator 2026), paraqiti elementë nga konflikti, por pa u nxituar të japë shkakun e përplasjes, ku besohet se janë përfshirë më shumë se 10 persona.
Sipas policisë, “rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli. Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë”.
Burime mediatike, në shumicën e tyre, raportojnë se biznesmeni Vasil Bedini ka deklaruar në Polici se “rreth 10 persona të armatosur kanë shkuar në ambjentet e resortit në Radhimë dhe kërcënuar që të paguajë 5 milionë euro gjobë ose në të kundërt të largohet nga Shqipëria”.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






