Transmetuar më 03-09-2026, 18:42

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë Kalivaçin në Lezhë, duke u afruar rrezikshëm me zonën e banuar. Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat janë përhapur në disa drejtime dhe kanë përfshirë edhe banesa.

Disa prej banesave të prekura raportohet se ishin të banuara, ndërsa situata në zonë vijon të jetë e vështirë. Zjarri nuk është izoluar ende dhe perimetri i tij po zgjerohet.

Banorët janë përfshirë në përpjekjet për të frenuar flakët, ndërsa në terren kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave. Ekipet po punojnë për të penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave të tjera dhe për ta vënë situatën nën kontroll.

Afërsia e flakëve me zonën e banuar dhe përhapja e shpejtë e tyre për shkak të erës e bëjnë situatën veçanërisht shqetësuese.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit