

Jose Mourinho ka komentuar vendimin e Lionel Messit për t’i dhënë fund aventurës me kombëtaren e Argjentinës, duke e vlerësuar yllin argjentinas si një prej futbollistëve më të jashtëzakonshëm të të gjitha kohërave.
Gjatë konferencës për shtyp, trajneri portugez u shpreh se është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar kontributin dhe cilësinë e Messit në fushën e blertë.
"Të flasësh për Messin është e komplikuar. Nuk ka shumë më tepër për të thënë. Nuk ekzistojnë fjalë që mund të përshkruajnë cilësinë e tij si futbollist," u shpreh Mourinho.
Tekniku vlerësoi veçanërisht vazhdimësinë e Messit, duke përmendur se edhe në Kampionatin Botëror të fundit, në moshën 38 apo 39-vjeçare, ai mbeti i njëjti lojtar që ka qenë gjithmonë.
Mourinho pranoi se futbolli do ta ndiejë mungesën e një ikone të tillë në skenën ndërkombëtare, ndërsa shtoi me humor se do t’i duhet të ndjekë kampionatin amerikan MLS vetëm për të shijuar vitet e fundit të karrierës së tij: “Është një nga ata lojtarë që do të na mungojë. Do të duhet të shohim disa ndeshje të MLS-së, gjë që nuk më entuziazmon veçanërisht, por duhet ta bëjmë për të shijuar sa më shumë këto vite dhe sezone të fundit.”
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






