Transmetuar më 03-09-2026, 16:38

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me plagosjen me armë zjarri të regjistruar pasditen e sotme në Korçë, ku i plagosuri dhe autori i dyshuar rezultojnë të jenë kushërinj.

Sipas informacioneve paraprake, Nikolin Tarusha dhe Dhimitër Shaka kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një automjet, kur dyshohet se Tarusha ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar ndaj kushëririt të tij.

Si pasojë e të shtënave, Dhimitër Shaka ka mbetur i plagosur në këmbë. Ai është transportuar në Spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja është regjistruar në zonën e unazës së qytetit të Korçës. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e rastit dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në konfliktin mes dy kushërinjve dhe në përdorimin e armës.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit