

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Korçë, pas të shtënave me armë zjarri të regjistruara në unazën e qytetit.
Ngjarja është raportuar pasditen e kësaj të enjteje, ndërsa rrethanat dhe motivet e saj ende nuk janë të qarta.
Si pasojë e të shtënave, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në Spitalin e Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Korçës janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa kanë nisur veprimet për mbledhjen e provave dhe sqarimin e rrethanave.
Deri në këto momente nuk ka të dhëna zyrtare mbi identitetin e të plagosurit, autorin apo motivin e ngjarjes.
Informacioni mbetet paraprak, ndërsa priten të dhëna të mëtejshme nga Policia për dinamikën e incidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






