Transmetuar më 03-09-2026, 14:13

Një incident është regjistruar në ambientet e paraburgimit “313” në Tiranë, ku i paraburgosuri Nuredin Dumani dyshohet se është përfshirë në një përplasje fizike me një punonjës të policisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në mesin e muajit gusht 2026, në sektorin e sigurisë së lartë të paraburgimit, ku mbahen persona të përfshirë në procese të rëndësishme penale.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka ndodhur mes Nuredin Dumanit dhe punonjësit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Rexhep Sina, i cili dyshohet se është goditur me grusht gjatë përplasjes.

Pas incidentit, punonjësi i policisë raportohet se ka bërë kallëzim pranë strukturave të Policisë së Burgjeve. Në vijim, Prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal, ku dyshohet se po hetohen veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Sipas të dhënave paraprake, Rexhep Sina ishte ngarkuar me detyrën e garantimit të sigurisë fizike të Dumanit, i cili është bashkëpunëtor i drejtësisë.

Deri në këto momente, nuk janë bërë të ditura zyrtarisht motivet që kanë çuar në përplasjen mes tyre.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së incidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit