Transmetuar më 03-09-2026, 14:11

Një konflikt mes dy drejtuesve të furgonëve është shënuar mesditën e sotme pranë tregut të Kavajës, ku njëri prej tyre dyshohet se është goditur me levë në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00. Sipas informacioneve paraprake, konflikti është regjistruar mes shtetasve Lufti Kaziu dhe Iljaz Istrefi, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar në përplasjen mes tyre.

Gjatë konfliktit, Iljaz Istrefi dyshohet se është goditur me një levë në kokë. Pas incidentit, ai është transportuar në Spitalin e Kavajës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të dokumentuar ngjarjen dhe për të sqaruar dinamikën e konfliktit.

Ndërkohë, drejtuesi tjetër i furgonit, Lufti Kaziu, është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme hetimore.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit