

Tiranë, 3 shtator 2026 – Kampionati shqiptar i futbollit, “Abissnet Superiore”, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së tretë, e cila do të zhvillohet e ndarë në tre ditë.
Java do të nisë të premten, më 4 shtator, me përballjen mes Egnatias dhe Skënderbeut. Sfida do të luhet në “Arena Egnatia”, duke nisur nga ora 18:30.
Dy takime të tjera janë programuar për të shtunën. Në orën 16:00, Laçi do të presë Teutën, ndërsa në mbrëmje, në orën 18:30, Vllaznia do të përballet me Partizanin në stadiumin “Loro Boriçi”.
Java e tretë do të mbyllet të dielën me dy sfida. Në orën 16:00, Tirana do të presë Vorën në “Selman Stërmasi”, ndërsa në orën 18:30 do të luhet Dinamo City – AF Elbasani në “Elbasan Arena”.
Java e 3-të e Superiores 4 shtator, 18:30: Egnatia – Skënderbeu 5 shtator, 16:00: Laçi – Teuta 5 shtator, 18:30: Vllaznia – Partizani 6 shtator, 16:00: Tirana – Vora 6 shtator, 18:30: Dinamo City – AF Elbasani Të gjitha skuadrat do të kërkojnë pikët e radhës në një javë që pritet të sjellë përballje interesante në garën e Superiores.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






