

Sarandë, 3 shtator 2026 – Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës.
Në pranga ka rënë Andrea Rubati, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 17 korrik 2026, kur 27-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte punonjësin e Komisariatit të Policisë Sarandë, shtetasin M. V., për shkak të detyrës.
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e të riut. Ndaj tij është ekzekutuar urdhri i prokurorit për ndalimin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






