

Durrës, 3 shtator 2026 – Gjashtë telefona celularë janë zbuluar gjatë një kontrolli të befasishëm të zhvilluar mëngjesin e sotëm në burgun e Durrësit.
Kontrolli është kryer nga forcat operacionale speciale, të cilat kanë ushtruar kontrolle në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.
Sipas të dhënave paraprake, pesë prej celularëve janë gjetur të ndezur, ndërsa një tjetër ka qenë i fikur. Pajisjet janë zbuluar në ambientin e përbashkët të palestrës.
Ende nuk është bërë e ditur se cilëve të dënuar u përkasin celularët. Pajisjet janë sekuestruar, ndërsa pritet që verifikimet të përcaktojnë personat që i kanë pasur në përdorim.
Kontrollet në institucion vijojnë në kuadër të masave për evidentimin dhe parandalimin e futjes e përdorimit të sendeve të ndaluara nga të dënuarit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






