Transmetuar më 03-09-2026, 10:41

Mirditë – Policia ka dhënë informacionin e parë zyrtar për vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës.

Rreth orës 09:00, 65-vjeçari Viktor Bardhi është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij. Sipas Policisë, ai dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në vrasjen e 65-vjeçarit.

Ende nuk ka një motiv zyrtar për ngjarjen. Pista e një hakmarrjeje është një nga mundësitë që po verifikohen nga hetuesit, ndërsa pritet që në vijim të dalin të dhëna të tjera për dinamikën e atentatit.

Viktor Bardhi është vëllai i Martin Bardhit, i cili u ekzekutua më 26 shtator 2023 në Rrëshen. Vrasja e sotme rikthen në vëmendje edhe historikun e përplasjeve të rënda mes familjeve Bardhi dhe Reçi në Mirditë.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.

Njoftimi i Policisë:

Mirditë/Informacion paraprak Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarje

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit