Transmetuar më 03-09-2026, 09:14

Mirditë, 3 shtator 2026 – Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës.

Nga informacionet paraprake, një person është konfirmuar i vrarë si pasojë e të shtënave.

Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pritet që Policia e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar për të dhënë më shumë detaje mbi ngjarjen.

Informacioni mbetet paraprak dhe mund të përditësohet në vijim, në varësi të të dhënave zyrtare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit