Transmetuar më 02-09-2026, 22:58

Protesta kundër qeverisë vijoi këtë të mërkurë në Tiranë, duke shënuar ditën e 95-të. Qindra qytetarë marshuan në bulevard, ndërsa kërkesa kryesore mbeti dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kërkuan gjithashtu lirimin e personave të shoqëruar nga policia gjatë protestës së një nate më parë, e cila u shoqërua me tensione pranë Kryeministrisë.

Organizatorët kanë njoftuar një skenar të ri protestash për ditët në vijim:

Nesër, ora 10:00: protestë para Ministrisë së Arsimit. Në ditët në vijim pritet që tubimet e paradites të zhvillohen pranë institucioneve të ndryshme. Protestat e paradites do të kenë pjesëmarrje më të kufizuar. Protesta kryesore do të vijojë çdo ditë në bulevard. Mesazhi i protestuesve është përmbledhur edhe në thirrjen: “Pa rini nuk ka Shqipëri!”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit