

Një 33-vjeçar me origjinë nga Kosova, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është plagosur rëndë me armë zjarri në Mynih të Gjermanisë, pas një konflikti me dy persona ende të paidentifikuar.
Sipas raportimit, pas të shtënave autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri, pavarësisht gjendjes së rënduar dhe humbjes së gjakut, ka mundur të vrapojë drejt qendrës së qytetit. Pranë një stacioni metroje ai ka telefonuar urgjencën e policisë.
33-vjeçari është transportuar në spital dhe nuk ndodhet në rrezik për jetën. Edhe qytetarë të tjerë kanë njoftuar policinë pasi kanë dëgjuar të shtënat.
Policia gjermane po e trajton ngjarjen si tentativë vrasjeje dhe po kërkon dëshmitarë që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe lokalizimin e dy autorëve të dyshuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






