

Protestuesit kanë mbërritur mbrëmjen e sotme pranë Komisariatit nr. 3, në rrugën “Mine Peza”, ku ndodhen qytetarët e shoqëruar nga policia pas protestës së zhvilluar një natë më parë.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje për lirimin e tyre, ndërsa ndër sloganet e dëgjuara ishin “Nuk kemi frikë” dhe “Lironi çunat, lironi gocat”.
Protestuesit kanë bërë gjithashtu thirrje kundër patronazhistëve, ndërsa gjatë marshimit u janë drejtuar edhe studentëve me apel për t’iu bashkuar protestës.
Sipas informacioneve të bëra publike, pas përplasjeve të regjistruara një natë më parë pranë Kryeministrisë dhe Komisariatit nr. 3, policia ka shoqëruar 14 aktivistë dhe qytetarë.
Personat e arrestuar, sipas të dhënave të publikuara, janë:
Dritan Goxhaj Junik Matoshi Edison Lika Erlind Almeta Sokol Bushi Lulzim Gjini Valtion Shameti Florian Manarkolli Desiderjo Alimucaj Bora Mitrovica Arvina Lleshi Ylli Brahaj Arben Kola Aumiraldi Dalliu Marshimi vijon në zonën pranë Komisariatit nr. 3, ndërsa protestuesit kërkojnë lirimin e personave të ndaluar pas tensioneve të një nate më parë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






