

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së Rinasit.
Në përplasjen e ndodhur në këtë aks janë përfshirë tre automjete, ndërsa një prej tyre, një “Benz”, është përmbysur në rrugë.
Mes mjeteve të përfshira në aksident ndodhet edhe një “Lamborghini” me targa zviceriane, i cili ka pësuar dëmtime si pasojë e përplasjes.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe një ambulancë. Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nëse ka persona të lënduar apo për gjendjen e tyre shëndetësore.
Përplasja ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të trafikut në këtë segment të autostradës, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe Durrësit.
Policia ka nisur verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






