Transmetuar më 02-09-2026, 21:28

TIRANË- Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Me thirrje të njëpasnjëshme kundër Ramës dhe kërkesën e prerë për lirimin e 14 protestuesve të arrestuar një natë më parë, turma po përparon e organizuar, duke paralajmëruar rrethimin e selisë së qeverisë sërish.

Organizatorët dhe aktivistët kanë paralajmëruar për të vijuar skenarin e ndjekur gjatë ditës së djeshme ku bllokuan hyrjet kryesore përgjatë kohës që Rama ndodhej brenda në zyrë. "Arrestoni Ramën", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit