Transmetuar më 02-09-2026, 18:47

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hedhur një ide të pazakontë për ndryshimin e emrit të Ngushticës së Hormuzit, duke sugjeruar që një prej korridoreve detare më strategjike në botë të quhet “Ngushtica e Trumpit”.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Trump e ka bërë propozimin përmes një postimi në rrjetin e tij social, ku ka ngritur pyetjen nëse ngushtica duhet të riemërtohet, në kushtet kur, sipas tij, Shtetet e Bashkuara kanë marrë kontrollin e zonës.

Presidenti amerikan e ka shoqëruar sugjerimin me një koment ironik, duke deklaruar se nëse ngushtica do të mbante emrin e tij, “do të jetë më nxehtë në atë drejtim”.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit. Ajo shtrihet mes Iranit dhe Omanit dhe ka një rëndësi të veçantë për tregjet globale të energjisë dhe transportin ndërkombëtar.

Deklarata e Trump vjen në një periudhë tensionesh të larta në rajon, ndërsa siguria dhe kontrolli i kësaj rruge detare kanë marrë një rëndësi të shtuar për furnizimin global me energji.

Deri tani, nuk është e qartë nëse propozimi i Trumpit është thjesht një koment ironik apo nëse presidenti amerikan e konsideron seriozisht një nismë të tillë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit