Transmetuar më 02-09-2026, 18:19

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Golem të Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, rreth orës 14:20, një automjet me drejtues shtetasin A. M., 50 vjeç, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy persona.

Përplasja ka rezultuar fatale për 17-vjeçarin, i cili ka humbur jetën. Ndërkohë, personi tjetër që udhëtonte në motor, shtetasi E. N., 28 vjeç, ka mbetur i plagosur.

I riu është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, 50-vjeçari A. M., është shoqëruar në ambientet e Policisë, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale lidhur me ngjarjen.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave që çuan në përplasjen tragjike.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit