Transmetuar më 02-09-2026, 14:16

BERAT – Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Berat, në zonën e njohur si “Ura e Varur”, ku një çift bashkëshortësh është përplasur nga një furgon teksa ndodhej në trotuar.

Sipas informacioneve paraprake, furgoni i zi tip “Benz”, që drejtohej nga 60-vjeçari Arben Brahimaj, banues në Vlorë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë në trotuar, duke goditur çiftin e të moshuarve.

Në momentin e aksidentit, bashkëshortët po qëndronin në trotuar dhe prisnin hapjen e semaforit për të kaluar rrugën.

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin trajtim. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në dëshminë e tij, drejtuesi i furgonit ka deklaruar se gjatë lëvizjes i janë bllokuar timoni dhe frenat, duke bërë që të humbte kontrollin e mjetit.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe shkakun e humbjes së kontrollit të automjetit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit