Transmetuar më 02-09-2026, 14:14

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur të shkarkojë nga detyra nënkryetarin e Bashkisë, Blendi Sulaj.

Vendimi vjen pak ditë pas një tjetër ndryshimi në drejtimin e institucionit, kur Veliaj vendosi t’i tërheqë Anuela Ristanit delegimin e kompetencave për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Sulaj mbante detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës prej vitit 2025, kur u emërua në këtë pozicion.

Lëvizja e fundit vjen në një moment ndryshimesh në strukturën drejtuese të Bashkisë së Tiranës, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë vendime të tjera për përbërjen e grupit të nënkryetarëve.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve, më herët janë raportuar edhe ndryshime të mundshme në pozicionet e nënkryetarëve Jonida Halili dhe Ilir Mengra.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit