Transmetuar më 02-09-2026, 12:52

TIRANË – Një punonjës i një kompanie telekomunikacioni është plagosur gjatë orarit të punës, pasi është rrëzuar nga lartësia teksa po kryente instalimin e një linje interneti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën “Shote Galica” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, punonjësi, një 50-vjeçar me inicialet I.D., dyshohet se ka rënë nga një shtyllë gjatë kohës që po kryente punimet.

Pas incidentit, ai është transportuar me ambulancë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Autoritetet pritet të hetojnë rrethanat e aksidentit, përfshirë mënyrën e kryerjes së punimeve dhe respektimin e masave të sigurisë në punë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit