Transmetuar më 02-09-2026, 12:49

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Vendimin për largimin nga posti ministrja e ka bërë të ditur gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë. Deri tani, arsyet zyrtare të dorëheqjes nuk janë bërë publike.

Megjithatë, sipas informacioneve të raportuara në media, në kërkesën për largim nga detyra Sala ka deklaruar se synon t’i rikthehet karrierës akademike.

Evis Sala mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë në shtator të vitit 2025, kur u bë pjesë e kabinetit qeveritar të mandatit të katërt të kryeministrit Edi Rama.

Në momentin e prezantimit të saj, Rama vlerësoi veçanërisht formimin profesional dhe përvojën ndërkombëtare të Salës në fushën e mjekësisë dhe akademisë.

Mjeke radiologe me një karrierë të zhvilluar edhe jashtë Shqipërisë, Sala ka punuar më herët në institucione prestigjioze, mes tyre Universiteti i Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork dhe Policlinico Gemelli në Romë.

Dorëheqja e saj vjen pas rreth një viti në drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa pritet të bëhet e ditur edhe emri i personit që do ta pasojë në këtë detyrë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit