

GJIROKASTËR – Një 57-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në flagrancë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte janë zbuluar cigare, pije alkoolike dhe mallra të tjera që dyshohet se ishin futur kontrabandë.
Policia bën me dije se kontrolli i automjetit, tip “Ford”, është kryer në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.
Gjatë kontrollit, efektivët kanë gjetur një sasi të konsiderueshme paketash cigaresh të markave të ndryshme, pije alkoolike, përfshirë birrë, si dhe mallra të tjera. Të gjitha produktet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve, është arrestuar në flagrancë shtetasi A.P., lindur më 14 gusht 1969 dhe banues në Bradashesh, Elbasan.
Sipas Policisë, ndaj 57-vjeçarit janë referuar veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 172 dhe 174 të Kodit Penal.
Materialet procedurale i janë referuar organeve kompetente për vijimin e hetimeve dhe procedurave të mëtejshme ligjore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






