

MAT – Situata e zjarrit në zonën e Ulzës vijon të jetë kritike, ndërsa flakët janë përhapur në disa fshatra dhe po afrohen rrezikshëm pranë zonave të banuara.
Sipas informacioneve paraprake, vatrat e zjarrit kanë përfshirë fshatrat Madhesh, Lundre dhe Trodhën, duke rrezikuar banesat, banorët dhe sipërfaqet e mbjella.
Për shuarjen e flakëve po ndërhyhet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, por deri në këto momente nuk është arritur izolimi i plotë i vatrave. Përhapja e zjarrit dhe terreni e kanë vështirësuar ndërhyrjen e forcave në terren.
Në operacion janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse, Forcat e Armatosura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile. Paralelisht, po vijon evakuimi i banorëve nga zonat e rrezikuara, ndërsa po bëhet edhe largimi i kafshëve për të shmangur humbjet.
Përballë situatës së rënduar, është kërkuar shtimi i ndërhyrjeve nga ajri, veçanërisht me helikopterë, për të ndihmuar ekipet që po përpiqen të frenojnë përhapjen e flakëve nga toka.
Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e vatrave, ndërsa prioritet mbetet mbrojtja e banesave dhe siguria e banorëve të zonës.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






