

Disa qytetarë janë mbledhur para Komisariatit nr. 3 në Tiranë, pas arrestimit të 14 protestuesve gjatë tensioneve të krijuara pranë Kryeministrisë.
Protestuesit e arrestuar dyshohet se kishin bllokuar hyrje-daljet e Kryeministrisë, ndërsa gjatë ndërhyrjes së policisë pati edhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.
Qytetarët e mbledhur para komisariatit kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve. Me flamuj kuqezi në duar, ata janë dëgjuar duke thirrur: **“Lironi shqipet, nuk jeni vetëm”.**
Mes 14 personave të arrestuar janë edhe Edison Lika, Arvina Lleshi, Dritan Goxhaj dhe Arben Kola, të cilët njihen si organizatorë të tubimeve.
Mbështetës të protestuesve ishin mbledhur edhe një natë më parë para Komisariatit nr. 3, ku kërkuan lirimin e tyre dhe protestuan kundër veprimeve të policisë dhe qeverisë.
Ngjarja vjen pas tensioneve të krijuara gjatë protestës pranë Kryeministrisë, ndërsa vijon të ketë reagime nga qytetarët në mbështetje të personave të arrestuar.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






