

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, merr sot zyrtarisht detyrën, ndërsa pritet të dorëzojë letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në ceremoninë e parashikuar për t’u zhvilluar në orën 09:30.
Diplomatja portugeze merr drejtimin e Misionit të BE-së në Shqipëri duke zëvendësuar paraardhësin e saj, italianin Silvio Gonzato. Ajo vjen në këtë detyrë pas një karriere të pasur diplomatike brenda institucioneve evropiane, ku së fundmi ka shërbyer si Drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali.
Më herët gjatë karrierës së saj, Moreira de Sousa ka mbajtur edhe postin e ambasadores së BE-së në Kepin e Gjelbër, duke sjellë kështu një eksperiencë të gjatë në fushën e diplomacisë ndërkombëtare dhe marrëdhënieve evropiane në prag të procesit të integrimit të vendit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






