Transmetuar më 02-09-2026, 10:09

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Vorë–Fushë-Krujë, ku si pasojë e një përplasjeje kokë më kokë dyshohet se ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja u regjistrua kur një automjet tip "Benz", që udhëtonte nga Rinasi në drejtim të Fushë-Krujës dhe drejtohej nga një qytetar nga Korça, ka kryer një parakalim të gabuar. Për pasojë, ai është përplasur kokë më kokë me një automjet tip "Land Rover", i cili po lëvizte në drejtim të kundërt, nga veriu në jug.

Si pasojë e goditjes së fortë janë plagosur rëndë drejtuesit e të dy mjeteve. Njëri prej tyre dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa drejtuesi tjetër është transportuar po ashtu drejt spitalit në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimet, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit