Transmetuar më 02-09-2026, 09:16

Tiranë – Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar në lidhje me protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Përplasjet mes palëve vijuan për disa minuta, ndërsa forcat e rendit shoqëruan disa nga protestuesit në ambientet e komisariatit. Situata u tensionua më tej pasi një grup protestuesish, pas largimit nga Kryeministria, marshoi drejt Komisariatit nr. 3 ku po mbaheshin personat e shoqëruar. Edhe aty pati përplasje të reja fizike, çka solli shoqërime të tjera nga ana e policisë.

Protesta e mbrëmshme shënoi ditën e 94-t të tubimeve, të cilat vijojnë prej disa muajsh në Tiranë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit