Transmetuar më 02-09-2026, 07:24

Vendi do të vijojë të karakterizohet nga kushte meteorologjike të ngjashme me ditët e fundit, me alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave.

Gjatë orëve të mesditës pritet shtim gradual i vranësirave, ndërsa në zonat me reliev malor, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites, parashikohen reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në vijën bregdetare, veçanërisht në zonat jugperëndimore, si edhe në zonat luginore, era pritet të forcohet, duke arritur deri në 14 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1–3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit