

Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre mbrëmjen e së martës në Korçë.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur brenda banesës së familjes, ku dy vëllezërit janë konfliktuar për motive që ende nuk janë bërë të ditura.
Gjatë përplasjes, njëri prej tyre dyshohet se ka goditur me sëpatë vëllanë e tij, duke e plagosur në shpatull.
Pas incidentit, autori i dyshuar është larguar nga banesa, por është kapur dhe shoqëruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë vetëm pak minuta më vonë.
I plagosuri është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ka marrë ndihmën mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të dokumentuar rrethanat e konfliktit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore lidhur me ngjarjen.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






