

TIRANË – Pas një mbrëmjeje të tensionuar përpara Kryeministrisë, ku protestuesit bllokuan hyrjet e godinës dhe pati përplasje me forcat e policisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga godina.
Në pamjet e siguruara nga protesta shihet momenti kur eskorta e kryeministrit del nga Kryeministria, ndërsa lëvizja e saj shoqërohet me masa të shtuara sigurie.
Sipas pamjeve, automjetet e eskortës marrin rrugën në drejtim të zonës së ish-Bllokut në Tiranë.
Largimi i kryeministrit vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së mbrëmjes së 1 shtatorit. Forca të shumta policore, përfshirë efektivë të forcave “Shqiponja”, u angazhuan në zonën përreth Kryeministrisë, ndërsa protestuesit u përplasën disa herë me kordonin policor.
Gjatë protestës u raportua edhe për shoqërimin e disa personave në polici, ndërsa qytetarë të tjerë u nisën drejt Komisariatit nr. 1 për të kërkuar informacion mbi personat e shoqëruar.
Më poshtë, pamjet nga momenti i largimit të kryeministrit Edi Rama nga Kryeministria.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






