

Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta do të jetë në qendër të një tjetër përballjeje të rëndësishme në futbollin europian. UEFA e ka caktuar atë për të drejtuar ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të UEFA Women’s Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Frankfurt.
Sfida do të luhet më 2 shtator, në orën 18:30, në stadiumin “PSG Campus” në Poissy.
Rusta do të ketë në krah edhe dy arbitre shqiptare. Jena Mala do të jetë njëra prej asistenteve, ndërsa Eglantina Pjetrushaj do të mbajë detyrën e arbitres së katërt. Ekipi i arbitrimit do të plotësohet nga anglezja Nicoleta Bria, në rolin e asistentes tjetër.
Caktimi i Emanuela Rustës në këtë përballje të rëndësishme europiane përbën një tjetër vlerësim për arbitrimin shqiptar dhe konfirmon praninë e tij në nivelet më të larta të futbollit ndërkombëtar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






