Transmetuar më 01-09-2026, 21:55

TIRANË – Protesta para Kryeministrisë, në ditën e saj të 94-t, është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Rreth 10 persona mësohet se janë shoqëruar në polici pas incidenteve të regjistruara gjatë tubimit. Pas shoqërimeve, një grup protestuesish është nisur drejt Komisariatit nr. 1, duke kërkuar informacion për personat e ndaluar dhe lirimin e tyre.

Situata u tensionua gjatë mbrëmjes, teksa protestuesit u përballën me kordonin e policisë pranë godinës së Kryeministrisë. Forcat e rendit ndërhynë për të liruar hapësirat e bllokuara dhe për të garantuar qarkullimin në bulevard.

Më herët, në zonë u dislokuan forca të shtuara policore, përfshirë efektivë të forcave “Shqiponja”, ndërsa pranë Kryeministrisë mbërriti edhe autoboti me ujë.

Protesta vijon prej 94 ditësh, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Përplasjet e mbrëmjes së sotme kanë sjellë shoqërime në polici dhe një përshkallëzim të situatës përpara godinës qeveritare.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit