Transmetuar më 01-09-2026, 21:53

TIRANË – Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë tubimit të së martës para Kryeministrisë kanë vijuar me shoqërime në polici.

Një prej personave të shoqëruar është Dritan Goxhaj, një nga organizatorët e protestës. Sipas të dhënave paraprake, shoqërimi i tij është kryer pas tensioneve të krijuara mes protestuesve dhe forcave të rendit të vendosura në zonën përreth godinës së Kryeministrisë.

Në polici janë shoqëruar edhe Arvina Lleshi dhe Kujtim Gjini.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, shoqërimet janë shoqëruar me përplasje fizike. Kujtim Gjini raportohet se ka pësuar një dëmtim në dorë gjatë tensioneve.

Protesta vijon në një situatë të tensionuar, ndërsa forca të shtuara policore janë dislokuar pranë Kryeministrisë për të garantuar rendin dhe sigurinë në zonë.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi arsyet dhe procedurat e ndjekura për shoqërimin e tre protestuesve.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit