Transmetuar më 01-09-2026, 21:16

TIRANË – Vijon të jetë e tensionuar situata para Kryeministrisë, ku prej 94 ditësh qytetarët po protestojnë kundër qeverisë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Mbrëmjen e sotme, pranë godinës qeveritare janë paraqitur edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe situatën e krijuar në protestë.

Protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë kordonit të policisë, ndërsa gjatë mbrëmjes janë shënuar disa momente tensioni dhe përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve.

Policia u ka kërkuar protestuesve të largohen nga bulevardi dhe të mos pengojnë qarkullimin. Efektivët kanë tentuar të shtyjnë turmën për të liruar hapësirën përpara Kryeministrisë.

Pas përshkallëzimit të situatës, në zonë ka mbërritur edhe autoboti me ujë, duke shtuar masat e marra nga policia për menaxhimin e protestës.

Protesta vijon, ndërsa prania e shtuar e forcave të rendit dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit tregon për një situatë të tensionuar në zonën përpara Kryeministrisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit