Transmetuar më 01-09-2026, 20:33

TIRANË – Situata është tensionuar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë për të shtyrë protestuesit që kishin bllokuar hyrjet e godinës qeveritare.

Forcat e policisë janë afruar drejt turmës dhe kanë nisur lëvizjen e protestuesve nga zona e hyrjeve, në përpjekje për të rikthyer qarkullimin në bulevard.

Më herët, policia u kishte bërë thirrje qytetarëve që të zhbllokonin rrugën dhe të mos pengonin lëvizjen, ndërsa në terren janë parë edhe forcat “Shqiponja”.

Protesta vijon para Kryeministrisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit