

Kryeministri Edi Rama priti në Kryeministri boksierin shqiptar Nelson Hysa, pak ditë pasi ai mbrojti me sukses titullin WBO në ringun e O2 Arena në Londër.
Gjatë takimit, Hysa i dhuroi kryeministrit një palë doreza boksi të zeza, të personalizuara me flamurin kuqezi. Dyshja diskutoi edhe për përgatitjet e boksierit për përballjen e fundit, për të cilën Hysa tha se ishte stërvitur për rreth 11 muaj.
Boksieri shqiptar u përball në Londër me një kundërshtar norvegjez, por arriti të dalë triumfues dhe të ruajë titullin e tij.
Rama ndau në rrjetet sociale edhe momente nga takimi, duke e cilësuar Hysën me nofkën “The Albanian Eagle”, ndërsa në postimin e tij shkroi:
“Nelsoni, ‘The Albanian Eagle’ që nuk njeh humbje dhe unë bashkë me demokratin Zef Gjoni që luftojmë veç për fitore”.
Hysa vijon kështu të mbajë të pamposhtur rekordin e tij në ring, ndërsa suksesi i radhës në arenën ndërkombëtare e ka kthyer sërish në qendër të vëmendjes së sportdashësve shqiptarë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






