

FIER – 19-vjeçari Indrit Shyti, i cili mbeti i plagosur rëndë në aksidentin e ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Mbrostar-Levan, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
I riu ishte duke udhëtuar me një automjet tip “Volkswagen”, kur drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin. Për pasojë, automjeti doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin anësor.
Nga aksidenti, Shyti pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, 19-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Në të njëjtin aksident mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodheshin në automjet.
Ndërkohë, Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkakun që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






