Transmetuar më 01-09-2026, 14:03

TIRANË – Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, një ditë pas largimit të Anuela Ristanit nga posti i nënkryetares së bashkisë.

Pas dorëheqjes së Hoxhës, në krye të Sekretariatit të Përgjithshëm është rikthyer Alban Dokushi, i cili më herët e ka mbajtur këtë detyrë.

Sipas informacioneve, vendimi për komandimin e Dokushit është firmosur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili aktualisht ndodhet në burg.

Rikthimi i Dokushit në detyrë vjen pas një vendimi të Gjykatës Administrative, e cila ka vendosur rikthimin e tij në detyrë.

Lëvizjet në drejtimin e Bashkisë së Tiranës vijnë në një hark kohor prej dy ditësh, pas dorëheqjes së Anuela Ristanit dhe tashmë të Eldi Hoxhës nga funksionet që mbanin në administratën bashkiake.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit