Transmetuar më 01-09-2026, 07:21

Sot, 1 shtator, vendi ynë do të mbizotërohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites do të ketë shtim të përkohshëm të vranësirave në relievet kodrinore dhe malore.

Reshje shiu me intensitet të ulët priten lokalisht në zonat malore të lindjes dhe juglindjes së territorit, kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Meteorologët parashikojnë gjithashtu përqendrim të lartë të grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër, çka mund të ndikojë në cilësinë e ajrit dhe dukshmërinë.

Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në zonat jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era mund të forcohet deri në 14 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1–3 ballë.

Në përgjithësi, dita do të karakterizohet nga moti i qëndrueshëm, kthjellime dhe temperatura të larta, me reshje të kufizuara kryesisht në zonat malore të vendit.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit