Transmetuar më 31-08-2026, 22:15

Gëzim Zhupaj transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si shef sektori

KORÇË – Policia e Shtetit ka ndërmarrë ndryshime në strukturat drejtuese, me lëvizje edhe në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, Luigj Vathi është emëruar drejtor i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë. Vathi ka mbajtur më herët detyrën e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Ndërkohë, Gëzim Zhupaj, i cili drejtonte më parë Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku do të mbajë detyrën e shefit të një sektori.

Lëvizjet janë pjesë e ndryshimeve në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, ndërsa pritet që në vijim të ketë edhe emërime apo transferime të tjera në nivele të ndryshme të strukturave të policisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit