

Kastriot Skënderi është emëruar në krye të Policisë së Qarkut Elbasan, duke marrë detyrën e drejtorit të ri të këtij institucioni.
Skënderi ka një karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit dhe ka mbajtur më herët poste drejtuese në strukturat e policisë. Ai zëvendëson në këtë detyrë Fatmir Hoxhën.
Ndryshimet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit pritet të vijojnë edhe në qarqe të tjera.
Në ditët në vijim mund të ketë lëvizje të tjera në drejtuesit vendorë të policisë, veçanërisht në qarqet ku drejtuesit aktualë kanë vijuar të qëndrojnë në detyrë që prej marrjes së drejtimit të Policisë së Shtetit nga Skënder Hita.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






