

Një protestë qytetare është paralajmëruar të zhvillohet ditën e nesërme, më 1 shtator, në orën 10:00, përpara ambienteve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Njoftimi për protestën është bërë përmes një posteri të publikuar në rrjetet sociale nga organizatorët, të cilët e kanë cilësuar tubimin si një “protestë paqësore qytetare”.
Në poster përcillet mesazhi “Drejtësia nuk duhet të vonojë”, ndërsa një tjetër slogan i protestës është “Askush mbi ligjin”.
Sipas njoftimit, tubimi do të nisë në orën 10:00 pranë godinës së SPAK. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.
Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me organizimin apo numrin e pjesëmarrësve që pritet të marrin pjesë në tubim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






