Transmetuar më 31-08-2026, 20:29

Një 63-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se është vetëhedhur nga sheshpushimi i katit të katërt të një pallati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, shtetasi me inicialet F. S. është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit