Transmetuar më 31-08-2026, 19:44

TIRANË – Një 39-vjeçar është plagosur me mjet prerës pasditen e kësaj të hëne, pas një konflikti në zonën e pedonales, në hyrje të Kalasë së Tiranës.

Sipas policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 18:15. Gjatë konfliktit, shtetasi me inicialet B. D., rreth 39 vjeç, dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës.

I plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Grupet hetimore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 18:15, në hyrje të Kalasë së Tiranës, në zonën e pedonales, dyshohet se gjatë një konflikti është dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. D., rreth 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.”

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit