

FIER- Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme rreth orës 16:50, në zonën e quajtur Mbikalimi i Spitalit Memorial. Sipas informacioneve paraprake një automjet tip ‘Volswagen’ dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit si dhe dy pasagjerët që ndodheshin me të. Ata janë transportuar meenjëherë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tyre raportohet pa rrezik për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes dhe shkaqet e tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






