

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme, rreth orës 12:27, në aksin rrugor Fier–Peshtan, ku dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën.
Në këtë ngjarje janë përfshirë një automjet tip "Opel" dhe një furgon "Mercedes". Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e dëmtuar një grua rreth 60 vjeçe, e cila ka pësuar lëndime të lehta.
E plagosura është dërguar menjëherë me autoambulancë drejt spitalit rajonal, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e para hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






