

MIRDITË — Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku 20-vjeçari Claudio Ndoj ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar më 30 gusht në zonën e Kurbneshit, në Mirditë.
Sipas të dhënave nga policia, tre të rinj po udhëtonin me automjet nga Lura në drejtim të Rrëshenit, kur në rrethana ende të paqarta, mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar disa metra poshtë në një greminë. Automjeti drejtohej nga 20-vjeçari Arli Kaçorri, ndërsa në bord ndodheshin viktimi Claudio Ndoj, 20 vjeç, dhe një 15-vjeçar.
Si pasojë e goditjes së fortë, Claudio Ndoj ndërroi jetë tragjikisht, ndërsa dy të rinjtë e tjerë u plagosën rëndë dhe u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.
Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti fatal, i cili rikthen edhe një herë në vëmendje shqetësimin mbi kushtet dhe sigurinë rrugore në zonat malore. Humbja e parakohshme e të riut ka lënë në zi familjarët dhe të afërmit e tij.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






